Uji në zonat e vërshuara të Suharekës është i ndotur dhe me baktere

Suharekë | 21 Gus 2018 | 08:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Suharkës, Bali Muharremaj ka njoftuar se pas kërkesës së Drejtorisë së Shëndetësisë drejtuar Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për analiza të ujit të pijes tek zonat e prekura nga vërshimet, ka dalë se rezultati i ujit për përdorim human është i ndotur dhe me baktere.

Postimi i Muharremajt në Facebook:

Qytetarë të nderuar,

Pas kërkesës së Drejtorisë së Shëndetësisë drejtuar Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për analiza të ujit të pijes tek zonat e prekura nga vërshimet, ka dalë se rezultati i ujit për përdorim human është i ndotur dhe me bakterie.

Si kryetar komune i kam autorizuar sërish institucionet tona që ta mbajnë nivelin e mbikqyrjes, duke qenë përballë rrezikut për ndonjë epidemi të mundshme.

Rekomandimet janë që zonat të klorizohen nga institucionet përkatëse, ndërsa një ndër preventivat momentale është që uji të vlohet para përdorimit.

Ne do të jemi në secilin hap të mbikëqyrjes për ta ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme