Portieri i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani pritet të jetë gati për ndeshjen ndaj Turqisë.
Porta e Kosovës do të vazhdojë të ruhet nga kapiteni Samir Ujkani edhe në ndeshjen ndaj Turqisë, e cila do të zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Russia 2018’.
Ujkani ishte lënduar rreth një muaj më parë dhe nuk është paraqitur në katër ndeshjet e fundit të Pisas që nuk ia doli të siguroi ekzistencën në Serie B të Italisë në futboll.
Kishte drojë që 28-vjeçari nuk do të rikuperohej me kohë për të qëndruar mes shtyllave të portës në ndeshjen Kosovë-Turqi që zhvillohet më 11 qershor në Shkodër.
Por, përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki ka konfirmuar për Koha Ditore se Ujkani do të jetë i gatshëm për lojë deri tek ndeshja me Turqinë.