Emrush Ujkani, Drejtor Ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian – EIC, vlerëson diplomacia kosovare është në nivel aspak të mirë.
Ai ka thënë se niveli i politikës së jashtme kosovarë është për keqardhje.
Sa i përket liberalizimit të vizave dhe kritereve të vendosura për Kosovën, Ujkani është shprehur se nëse vizat liberalizohen, kosovarët nuk do të largohen drejtë vendeve evropiane, njofton Klan Kosova
“Nuk është frika as e vendeve aty. Qytetarët janë vetëdijesuar në masë të madhe. Keqqeverisjet kanë shtyrë ata që të marrin hapa si më 2014 kur ndodhi eksodi i paparashikuar. Mendoj që qytetarët janë të vetëdijshëm që nuk do të keqpërdorin në vendim të tillë”.
“Nuk e di që vettingu ka qenë kërkesë për vendin tonë në këtë proces. Kosova ka gjyqtarë dhe prokurorë që supozohet që janë zgjedhur me meritokraci. Të sundojë ligji dhe jo individi, këtë e ka kërkuar BE”.