Ujkani largohet nga futbolli Italian, transferohet te Rizespori në Turqi

Prishtinë | 20 Kor 2018 | 15:49 | Nga

Pas 11 viteve karrierë, Samir Ujkani largohet nga futbolli italian.

Portieri nga Kosova karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit turk tek skuadra e Rizesporit.

Skuadra e rikthyer në elitën e futbollit turk, Rizespor kishte këmbëngulur për transferimin e Ujkanit.

E pas disa javëve negociatave marrëveshja mes palëve është arritur.

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me klubin e njohur turk.

Ujkani është prezantuar me fanellë të Riezsporit dhe iu ka bashkuar skuadrës në stërvitje.

Tek Rizespori kapiteni i Kosovës nuk do të jetë shqiptari i vetëm.

Pjesë e klubit turk është edhe sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.

Ujkani ka bërë karrierë të gjatë në futbollin italian, ku ishte pjesë e skuadrave të njohura si Palermo, Chievo, Genoa, Novara, ndërsa së fundmi ishte tek Pisa, Latina dhe Cremonese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme