Ukaj e quan të papërgjegjshme deklaratën e Von Cramon: Nuk i shërben stabilizimit të gjendjes

Prishtinë | 29 Maj 2023 | 13:49 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj, e ka quajtur të papërgjegjshme deklaratën e deputetes së Parlamentit Evropian dhe raportueses për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, pohimi i saj se nuk mund të qeveriset me 2% të votave, është deklaratë e pa papërgjegjshme sepse kryetarët janë zgjedhur në mënyrë të ligjshme.

Madje ai thotë se një deklaratë e tillë nuk i shërben stabilizimit të gjendjes.

“Një deklaratë e tillë është paksa e pa përgjegjshme për arsye se ata kryetarë janë zgjedhur sipas legjislacioneve në fuqi nuk ka as një shkelje as procedurale, as nuk ka një normë ose përqindje që e përcakton ligjshmëri e zgjedhjes së kryetarit, ose pjesëmarrjes së qytetarëve që ata të kenë funksione të cilën sot ata e kanë dhe po e ushtrojnë. Një deklaratë e tillë nuk i shërben stabilizimit të gjendjes, unë mendoj se është një deklaratë paksa emocionale dhe e pa përgjegjshme e raportueses Cramon”, tha ai. 

Sipas tij, reagimet e Policisë së Kosovës të premten e kaluar në veri ishin të drejta dhe profesionale, sipas tij, situata në veriun e vendit do të normalizohet dhe qytetarët e asaj pjese do të mësohen me ata kryetarë.

Ukaj tha se reagimet e ndërkombëtareve ishin të ashpër ndaj Kosovës dhe sipas tij, kësi lloj reagimesh nuk janë dëgjuara më herët.

“Ne dëgjuam reagime mjaftë të ashpër si nga vendet e QUINT-it po ashtu edhe nga sekretari amerikanë zotëri Blinken, kanë qenë reagime mjaftë të ashpër që nuk janë dëgjuara më herët, mirëpo përkundër këtyre reagimeve që i kemi parë nga bashkësia ndërkombëtare, unë mendoj se veprimi i institucioneve të Kosovës për t’i quar në vendet e tyre të punës kryetarët e zgjedhur në mënyrë demokratike dhe në harmoni me legjislacionin në fuqi në Kosovë ka qenë i drejtë dhe reagimi ishte mjaftë profesional i Policisë së Kosovës, përkundër që pamë edhe veprime të dhunshme nga protestuesit serb. Ky veprim ka qenë i domosdoshëm për arsye se ata kryetarë janë zgjedhur që të ushtrojnë funksionin në ato institucione ku sot gjenden”, tha ai.

“Situata do të stabilizohet edhe do të normalizohet dhe qytetarët serb do të mësohen me këta kryetarë për arsye se ata kishin një mundësi që ti zgjedhin përfaqësuesit e tyre, mirëpo nuk e shfrytëzuan këtë të drejtë. Ndikimi i Serbisë dhe presidentit Vuqiç ishte ai i cili i la pa përfaqësues të tyre në këto komuna. Unë mendoj se tani më edhe qytetarët edhe përfaqësuesit e Listës Serbe e kanë parë këtë gabim, mirëpo në duhet ti respektojmë ligjet dhe ligjshmëri dhe deri në përfundim të mandatit të këtyre kryetarëve duhet ti respektojnë”, tha Ukaj për EO.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme