Kandidati për deputet Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florent Ukaj, pas fillimit të ndërtimit të objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ka thënë se do të vazhdojnë me punë të mirë.
“Në Mamushë, filloi ndërtimi i objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare. Bashkë me ministrin Zemaj, morëm pjesë në fillimin e këtij objekti të rëndësishëm për Mamushën dhe fshatrat përreth”.
“Me punë të mira, do të vazhdojmë edhe pas 14 Shkurtit, ku me besimin tuaj do të vazhdojmë qeverisjen me duar të pastra”, ka shkruar ai.