Ukraina arreston tre spiunë rus

Prishtinë | 08 Kor 2020 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Si njoftojnë mediet ruse, policia ukrainase ka arrestuar dy shtetas të Rusisë, të cilët dyshohet se janë spiunë dhe kishin për detyrë kryerjen e një sërë krimeve të rënda në territorin ukrainas.

Sipas policisë, të arrestuarit janë anëtarë të grupeve paramilitare ruse që veprojnë në Ukrainën Lindore dhe ishin bashkëpunëtorë të shërbimeve inteligjente ruse.

Dy të arrestuarit kishin marrë pjesë në konflikte ushtarake në shtete të ndryshme, për çka edhe ishin dekoruar nga strukturat shtetërore ruse.

Pos arrestimit të dy spiunëve nga policia ukrainase, Shërbimi Inteligjent Ukrainas (SBU), një ditë më herët kishte arrestuar shtetasin ukrainas, Andrei Mikhailovich, i cili dyshohet se është pjesëtarë i Shërbimit Inteligjent Ushtarak rus (GRU).

Mikhailovich kishte marrë pjesë në krijimin e Departamentit të Inteligjencës, pranë Ministrisë së Mbrojtjes të së ashtuquajturës “Republikave e Donjeckut dhe Luhanskun”, rajone të Ukrainës Lindore, të okupuara nga Rusia.

SBU-ja ukrainase, ka arritur të sigurojë dëshmi të bisedave telefonike të Mikhailovichit me zyrtarë të GRU-së (shërbimit ushtarak rus të inteligjencës). Gjatë bisedave zbulohen detaje të konflikteve në mes të Shërbimit Inteligjent Civil rus (FSB) dhe atij ushtarak GRU.

Konfliktet në mes të FSB-së dhe GRU-së kanë të bëjnë me kontrollin e liderëve rebelë, në territoret e okupuara të Ukrainës Lindore.

Të ngjashme