Parlamenti ukrainas ka vendosur sot që të ndalojë përdorimin e vaksinave anti-COVID të prodhuara në shtetin fqinj, Rusi.
Parlamenti ka bërë të ditur se pret të marrë 100 deri në 200 mijë doza të vaksinës Pfizer të SHBA-së dhe BioNTexch të Gjermanisë, gjatë muajit shkurt, raporton Reuters.
Deri më tani në Ukrainë nuk është aprovuar asnjë vaksinë por autoritetet kanë bërë të ditur se Kievi nuk do të pranojë të përdor vaksinat nga Rusia, shtet ky me të cilën ka mosmarrëveshje.