Ukraina thotë se ka rrëzuar një aeroplan të mbushur me ushtarë rusë

Prishtinë | 26 Shk 2022 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Ministria e mbrojtjes e Ukrainës thotë se ka rrëzuar një nga transportuesit e trupave të Moskës pranë Kievit, duke vrarë një numër të madh parashutistësh rusë.

Mirëpo, ministria ruse e mbrojtjes ende nuk ka komentuar mbi raportet.

Ministria e Mbrojtjes në Kiev shkroi në një postim në Facebook se avionët luftarakë ukrainas Su-27 kapën një transportues trupash ruse “IL-76 MD”, teksa po përpiqej të zbarkonte parashutistët në rajoni i Kievit, shkruan BBC.

Sipas specifikimeve të lëshuara, avioni mund të transportojë deri në 167 ushtarë, si dhe një ekuipazh prej 6 deri në 7 personash.

Të ngjashme