Ukrainasit thonë se sulmet e fundit ruse plagosën dhe vranë civilë

Prishtinë | 05 Jan 2023 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Ushtria e Ukrainës tha të enjten se sulmet ruse gjatë 24 orëve të fundit kanë lënë civilë “të plagosur rëndë dhe të vdekur”, shkruan AP.

Duke folur në një konferencë ditore, zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se sulmet u kryen kundër infrastrukturës civile në rajonet Donetsk, Dnepropetrovsk dhe Kherson.

Oleksandr Shtupun deklaroi se forcat ukrainase kishin kryer 20 sulme ndaj caqeve ruse dhe pesë sulme në sistemet raketore anti-ajrore.

“Forcat ukrainase shënjestruan dhe shkatërruan një helikopter rus, aeroplan dhe mjet ajror pa pilot”, shtoi ai.

Luftimet në Ukrainë janë bërë gjithnjë e më shumë një luftë rrënimi në javët e fundit, me fillimin e dimrit.

Të ngjashme