Forcat policore të Ukrainës ia dolën t`i lirojnë personat e fundit, që ishin zënë peng nga një person i pajisur me eksploziv, duke e arrestuar këtë sulmues, pas disa orëve të gjendjes së tensionuar në një postë të qytetit Harkov.
Asnjëri prej personave të zënë peng nuk është lënduar.
“Të gjithë personat e rrëmbyer janë liruar në Harkov”, ka shkruar në rrjetin Twitter presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, dhe ka shtuar se “sulmuesi është arrestuar”.
Ai e ka lavdëruar punën e forcave të sigurisë së Ukrainës.Policia më herët tha se personi i arrestuar, dje i kishte zënë peng 11 vetë.
Një zyrtar policor u tha gazetarëve se ky person kishte histori të sjelljes jo sociale dhe krimeve të ndërlidhura me drogë.