Numri i ulje-ngritjeve me krahë mund të jetë një tregues i mirë i shëndetit të zemrës.
”Kjo është veçanërisht e vërtetë për burrat e moshës mesatare. Në qoftë se do të jenë në gjendje për të përfunduar më shumë se 40 ulje-ngritje në një seancë të vetme të ushtrimit për një periudhë prej 10 vjetësh, atëherë kjo ul problemet kardiovaskulare duke përfshirë diagnozën e sëmundjeve koronare të zemrës dhe ato të insuficencës së saj, krahasuar me ata që janë në gjendje ta bëjnë atë më pak se 10”, sipas Shkollës amerikane të Shëndetit Publik, botuar në ”Jama Network Open”.
Studiuesit arritën në këtë konkluzion, pasi analizuan të dhënat shëndetësore të 1 104 zjarrfikësve aktivë meshkuj nga viti 2000 deri në vitin 2010. Mosha mesatare e tyre ishte 39,6 vjeç dhe indeksi mesatar i trupit ishte 28,7.
“Konkluzionet treguan se se aftësia për të bërë ulje-ngritje mund të jetë një metodë e thjeshtë dhe e lirë për të ndihmuar në vlerësimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare”, sipas studiuesve, transmeton ATSH shkrimin e ANSA-s.