Ulqini prezanton në Prishtinë ofertën verore për vitin 2020

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 07:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq dhe Drejtori i Organizatës Turistike së Ulqinit, Fatmir Gjeka, si dhe zyrtarë tjerë nga kjo komunë prezantojnë sot në Prishtinë ofertën verore e Ulqinit për vitin 2020.

Më ketë rast Nrekiq dhe Gjeka zhvillojnë një takim informues me zyrtarë institucionalë e biznese të fushes së turizmit.

“Sot në Prishtinë, Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq dhe Drejtori i Organizatës Turistike së Ulqinit, Fatmir Gjeka, si dhe zyrtarë tjerë nga kjo komunë zhvillojnë një takim informues me zyrtarë institucionalë e biznese të fushes së turizmit, ku edhe prezantohet oferta verore e Ulqinit për vitin 2020”, bën të ditur Komuna e Ulqinit.

Plazhet në qytetin e Ulqinit kanë nisur të popullohen nga vizitorë, pasi qeveria e Malit te Zi vendosi që ato të rihapen pas pandemisë COVID-19.

Nga 1 qershori, Malit të Zi ka lejuar qytetarët nga 26 vende që të hyjnë vend, në përputhje me rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik, pa karantinë dhe vetë-izolim.

Mali i Zi ka hapur kufijtë për Kosovën, Shqipërinë, Slloveninë, Islandën, Kroacinë, Sllovakinë, Zvicrën, Austrinë, Norvegjinë, Monakon, Gjermaninë, Greqinë, Hungarinë, Danimarkën, Lituaninë, Letoninë, Azerbajxhanin, Luksemburgun, BeH, Bullgarinë, Izraelin, Maqedoninë Veriore, Irlandën, Republikën Çeke, Finlandën dhe Estoninë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme