Manchester United është duke e vëzhguar situatën e Samuel Umtiti i cili nuk po dëshiron të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën.
Barca i ka ofruar rinovim të kontratës mbrojtësit francez, ndërsa në kontratën e re do të futej edhe një klauzolë prej 60 milionë euro.
Sipas Sport, United vetëm ka filluar bisedimet me Umtitin që në afati kalimtar të janarit.
Është vetë trajneri nga Old Trafford, Jose Mourinho, që e pëlqen jashtë mase mbrojtësin.
Umtiti dhe Barcelona, kishin arritur një marrëveshje që në vitin e ardhshëm të vazhdohet kontratat.
Lojtari ka kontratë aktuale me Barcelonë deri në vitin 2021.
United pritet t’i ofrojë pagë prej 6 milionë euro neto, ndërsa Umitit kërkon ë Barcelona sa do pak ta ofrojë këtë shifër me kontratën e re.