Dikur shiste qumësht, sopranoja kosovare sot është artiste botërore

Prishtinë | 02 Dhj 2020 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Elbenita Kajtazi është njëra ndër sopranot më të mira kosovare. Jo rastësisht pëlqehet kaq shumë potenca e saj vokale, e cila bukur shpesh ka jehuar para mijëra spektatorëve në vende të ndryshme të botës.

Elbenita ndonëse tash e suksesshme, ajo ka rrëfyer se e kaluara e saj nuk ka qenë e lehtë.

Dikur ajo shiste qumësht nga shtëpia në shtëpi.

“Gjatë luftës ne ishim refugjatë në Shqipëri dhe natyrisht duhej të linim gjithçka që kishim pas, edhe dy lopët e mia të bukura që aq shumë i doja! I pashë për herë të fundit kur u larguam nga shtëpia dhe mendova se nuk do t’i shoh më kurrë, por unë dhe gjyshja ime i kërkonim kur u kthyem nga Shqipëria dhe kur lufta kishte mbaruar. Edhe sot që tregoj këtë histori nuk mund të besoj se i gjetëm! Unë isha fëmija më i lumtur në tokë kur i gjetëm, kujtoj se u hodha lartë nga lumturia! Pas luftës, puna ime e vjetër u kthye, unë vazhdoja të jem vajza që shpërndanë qumështin dhe e doja punën time!”, ka shkruar ajo mes tjerash.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme