Ismali: Do të shtojmë personelin në të gjitha QKMF-të

Prishtinë | 08 Shk 2021 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet, Uran Ismaili, tha se në programin e PDK-së parashihet shtimi i numri të personelit në të gjitha Qendrat e Kujdesit të Mjekësisë Familjare.

Ismali, gjatë vizitës në Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, ka falënderuar personelin për shërbimin që u kanë ofruar qytetarëve.

Në vijim statusi i tij i plotë:

Personeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë po bën një punë të jashtëzakonshme në përballje me pandeminë. Sot i falënderova për shërbimin ndaj qytetarëve, por edhe për vetëmohimin, sepse gjysma e stafit kanë qenë edhe vetë të infektuar nga virusi. Pikërisht për rëndësinë e madhe që ka për shëndetin e qytetarëve, në planin tonë për Rimëkëmbjen e Shëndetësisë shtyllë kryesore është  fuqizimi i mjekësisë primare. Do të shtojmë personelin në të gjitha QKMF-të në Kosovë, për të siguruar mjekë dhe infermierë për çdo familje në vend.  #PDK134 #HoxhajKryeminister #UranIsmaili2

May be an image of 2 people, people standing and indoor
May be an image of 3 people, people standing and indoor
May be an image of one or more people, people standing and indoor
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme