Pas tri orësh mungesë, arrijnë zarfat për votim me kusht në Fakultetin Filologjik

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 16:25 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në qendrën e votimit tek Fakulteti Filologjik është rregulluar problemi i mungesës së zarfave të cilët shërbejnë për ata që votojnë me kusht, raporton Ekonomia Online.

Mungesë të zarfave për fletëvotime ka pasur për tri orë, si rrjedhojë e kësaj është rritur radha e pritjes së votuesve.

Të pyetur nga Ekonomia Online personat që merren me rregullimin dhe pranimin e këtyre zarfave thanë që fletat kanë ardhur pas tri orëve dhe nuk dihet arsyeja e kësaj vonese.

Drin Hajredini, qytetar nga Prishtina dhe votues me kusht tha që ka qenë më herët për të votuar me kusht por nuk ka pasur zarfa votimi.

“Po kam qenë më herët dhe nuk ka pasur zarfa votimi dhe tash pas tri orëve kam ardhur prapë”, tha ai.

No description available.
No description available.

Të ngjashme