Vjosa Osmani këshillon ShBA-në dhe NATO-n që ta ndihmojnë Ukrainën me avionë luftarakë

Prishtinë | 07 Pri 2022 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka këshilluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, që ta ndihmojnë Ukrainën më shumë me armë e në veçanti me avionë luftarakë.

Në një intervistë për ABC730, presidentja Osmani, kjo gjë iu duhet që ta mbrojnë popullin e tyre që janë viktima.

“Kurrë më, nuk duhet të jetë vetëm një slogan, duhet të jetë një akt. Ukraina duhet të ndihmohet më shumë me armë, sidomos me avionët luftarakë, pasi atyre iu duhet të mbrojnë popullin e tyre që janë viktima”, ka thënë Osmani.

“Kjo s’ka të bëj vetëm me Rusinë por edhe me vendet që po e ndihmojnë atë”.

“Në të njëjtën kohë, besoj se Ukraina duhet të ndihmohet më shumë me armë, në veçanti me avionë luftarakë”, shtoi Osmani.

Të ngjashme