“West Side Story” filmi i ri i regjisorit Steven Spielberg

Prishtinë | 26 Pri 2021 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Regjisori i njohur hollywoodian, Steven Spielberg, i ka publikuar pamjet e para të filmit të tij të ardhshëm, “West Side Story”, i cili bazohet në mjuzikllin me të njëjtin emër.

Në film luajnë aktorët Ansel Engort dhe Rachel Zegler, të cilët i portretizojnë dy të rinj që bien në dashuri më New Yorkun e viteve ’50.

Pjesë e kastës së aktorëve të përfshirë në këtë projekt janë edhe: Ezra Menas, Julius Anthony Rubio, Ana Isabelle, Brian d’Arcy James, Corey Stoll dhe të tjerë.

Trileri i publikuar i filmit vjen pa dialog, por i shfaq disa skena interesante të shoqëruara me muzikë, dhe bie në sy ana artistike e regjisorit të famshëm hollywodian.

“West Side Story” ishte planifikuar të lansohet nëpër kinema në fund të vitit 2020, por ishte shtyrë shkaku i pandemisë. Tani filmi do të fillojë së shfaquri për publikun e gjerë në dhjetor të këtij viti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme