UNDP dhe JICA lansojnë projektin e ri për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore

Prishtinë | 21 Kor 2016 | 15:42 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Agjensioni i Japonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) lansuan sot projektin e ri për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore.

Projekti është financuar nga qeveria e Japonisë dhe do të implementohet nga UNDP-ja, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agjensioni i Menaxhimit të Emergjencave.

Agim Gashi, këshilltar i ministrit të Punëve të Brendshme ka thënë se në mbështetje të kornizës ndërkombëtare të miratuar në konferencën e OKB-së, MPB dhe AME kanë shprehur përkrahje në rritjen e standardeve dhe kapaciteteve menaxheriale.

Sipas tij, aktivitetet që duhet veçuar në të ardhmen janë: përkrahja dhe implementimi përkatësisht funksionalizimi i energjisë së vitit 2016-2020, në proces është miratimi për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore.

“Zhvillimin i aplikacionit të GIS për AME-në, do të mundësojë shkëmbimin e informatave në mes të agjencisë kadastrale të Kosovës dhe AME-së. Përkrahja e komunave për hartimin e dokumentit të vlerësimit të rrezikut nga fatkeqësitë natyrore në nivel lokal është obligim i secilës komunë, duhet të punohet në fushën e vetëdijesimit për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore”, ka thënë ai.

Ngjarja gjithashtu përfshin ndarjen e përvojave dhe të gjeturat kryesore nga trajnimi i fundit i JICA-s në Japoni me temë shoqëritë ripërtëritëse ku morri pjesë edhe një zyrtar nga Agjensioni i Menaxhimit të Emergjencave.

Në ngjarje, cila do të vë në pah kontributin që UNDP dhe JICA kanë dhënë në fushën e zvogëlimit të rrezikut nga fatkeqësitë natyrore në Kosovë, ku morën pjesë edhe edhe Andrew Russell, koordinator i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së, Tatsuro Hayashi, këshilltar në Ambasadën e Japonisë në Vienë (përgjegjës edhe për Kosovë), Agim Gashi, këshilltar për çështje të rrezikut nga fatkeqësitë natyrore pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kanako Terui, këshilltare e JICA-së, dhe Alush Beqiri, drejtor i Agjencisë për Parandalimin dhe Menaxhimin e Emergjencave.

UNDPP UNDPP1

Të ngjashme