UNDP dhuron paisje Njësive Emergjente Komunale

Prishtinë | 18 Nën 2016 | 16:34 | Nga

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), pëmes projektit Zvoglimi i Rreziqeve nga Fatkeqësitë, tanimë disa vite është duke asistuar zonat e prekura nga vërshimet dhe fatkeqësitë tjera natyrore.

Në vazhdën e kësaj asistence, sot u dorëzuan paisje në komunat e Gllogocit dhe Malishevës, pikërisht ekipeve të njësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit. Ky donacion i sotëm, që kap vlerën prej afro 18,000 euro, është pjesë e përpjekjeve të rimëkëmbjes nga përmbytjet që në vazhdimësi prekin rëndë Gllogocin dhe Malishevën.

Me kërkesë të komunave për mbështetje, UNDP së pari bëri vlerësimin e nevojave pas fatkeqësive si dhe përpiloi planin e veprimit, ndihmoi në koordinimin mes komunave dhe Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, dhe në bazë të vlerësimit i dhuroi një sërë pajisjesh themelore për ndihmë në rast vërshimesh që përfshinë ndër të tjera, çizme të gomës, veshje rezistente ndaj ujit, thasë për pengimin e depërtimit të ujit, megafonë, gjeneratorë, dhe lopata. Nga dy pompa motorike për nxjerrjen e ujit dhe llymit për secilën komunë do të dorëzohen në dhjetor.

Zyrtarët komunal kanë vlerësuar këtë donacion që do të lehtësojë në masë të madhe punën e ekipeve të ndërhyrjeve emergjente në rastet e vërshimeve në këtë rajon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme