UNDP-ja e interesuar të investoj në rikonstruktimin e objekteve trashëgimisë kulturore në Komunën e Rahovecit përmes projektit “Ngritjen e Besimit përmes Mbrojtjes Kulturore në Kosovë”.
Nënkryetari i Komunës së Rahovecit, Xhemali Haxhimustafa ka pritur në një takim menaxheren e projektit “Ngritja e Besimit përmes Mbrojtjes Kulturore në Kosovë”, Nilgun Arif, zyrtaren e projektit Lorika Hisari dhe përfaqësuesit e programit të UNDP-së në Kosovë.
Vlera e përgjithshme e projekti, i cili do të zbatohet në Komunën e Rahovecit është 1 560 000, dhe donatorë është Komisioni Evropian.
Xhemali Haxhimustafa, nënkryetar i Komunës së Rahovecit, falënderoi përfaqësuesit e UNDP-së për interesimin e tyre për investime në “Ngritja e Besimit përmes Mbrojtjes Kulturore në Kosovë-Rahovec” dhe tha se janë të gatshëm që të bashkëpunojnë për zbatimin e këtij projekti, i cili është i një rëndësie të veçantë për trashëgiminë kulturore në Komunën e Rahovecit.
Nilgun Arif , menaxhere e projektit “Ngritjen e Besimit përmes Mbrojtjes Kulturore në Kosovë “, tha se projekti ka të bëjë me rekonstruimin e objekteve të vjetra të trashëgimisë kulturore në Komunën e Rahovecit.
Ajo po ashtu, u shpreh se për realizimin e këtij projekti Komuna e Rahovecit duhet të propozojë një listë me objekte të cilat kanë nevojë të ri-konstruktohen.
“Në kuadër të listët duhet të jepet arsyetimi, shuma dhe vendi i shfrytëzueshmërisë pasi që mjetet janë të kufizuara”.
Vlera e përgjithshme e cila do të investohet në rikonstruktimin e objekteve të trashëgimisë kulturore përmes projektit “Ngritjen e Besimit përmes Mbrojtjes Kulturore në Kosovë” është rreth 200 000 euro. Donatorë në realizimin e këtij projekti është Komisioni Evropian.