UNDP-ja ia dhuron Policisë pesë qenë për zbulimin e armëve të kontaminuara

Prishtinë | 30 Qer 2020 | 12:07 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNDP) i ka dorëzura Njësisë K9 të Policisë së Kosovës, pesë qenë për zbulimin e armëve, raporton Ekonomia Online.

Qentë e K9 të Policisë së Kosovës janë të trajnuar në zbulimin e barotit ose armëve të kontaminuara, teknologjitë e reja, duke përdorur materiale jo tradicionale siç janë polimeret, po përdoren gjithnjë e më shumë në prodhimin e armëve të vogla.

Drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, tha se ky donacion ka rëndësi të madhe për policinë e Kosovës e cila do të ndihmojë policinë në kontrollin e armëve.

Sipas tij, ky donacion ka për qëllim edhe produktivitetin në kontrollin kufitar.

“Policia e Kosovës luan rol kyç në parandalimin e armëve ilegale si dhe kontrollin e tyre. Sukseset e Policisë në këtë fushë janë evidente dhe konfiskohen brenda një viti 1 500 armë të kalibrave të ndryshëm”.

“UNDP-ja më shumë se një dekadë përkrahë policinë në kontrollimin e armëve si dhe në fushën e ngritjes se kirbenetikës. Kjo ka për qëllim produktivitetin në kontrollin kufitar. Edhe ky donacion do të na bëjë shembull në rajon”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, tha se Kosova synon të bëhet shembull i luftimit të dukurive negative.

Sipas tij, mbështetja e partnerëve është shumë e domosdoshme dhe jetike.

“Jam i nderuar të marr pjesë në këtë pranim dorëzim të pesë qenve për Policinë e Kosovës. Rikonfirmoj zotimin e institucioneve të Kosovës për të zbatuar në përpikëri planin që ka për qëllim për posedimin e keqpërdorimin e armëve të vogla. Mbështetja e partnerëve tanë strategjik është shumë e domosdoshme dhe jetike”.

“Siguria është kusht elementar për jetë të qetë. Jemi dëshmitar se krimi po zhvillohet shumë shpejt dhe misioni jonë është që në bashkëpunim me qytetarët të avancojmë nivelin e sigurisë në Kosovë”.

“Kosova synon të bëhet shembull dhe ta përmbushim zotimin e dhënë që dalin nga programi i Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Veliu.

Veliu mes tjerash ka thënë se ky donacion do të rrit efikasitetin në kontrollin kufitar.

“Kjo përkrahje do të mundësoj të rritet efikasitetin kontrollit kufitar.

Përfaqësuese e UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko, tha se vazhdimisht kanë ndihmuar Policinë e Kosovës në parandalimin e trafikimin e armëve të lehta, raporton EO.

“Pandemia ka ndihmuar që të lehtësohen aktivitetet kriminale. UNDP-ja  ka ndihmuar vazhdimisht policinë e Kosovës në parandalimin e trafikimin të armëve të lehta”.

“UNDP-ja do të vazhdoj të ndihmojë ministrinë e punëve të brendshme dhe falënderoj ambasadorin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme të UNDP-së”.

Ajo falënderoj të gjithë policët që kanë punuar gjatë kohës së pandemisë.

Ambasadori i Gjermanisë Christian Heldt tha se mision kryesor i tyre është luftimi i akteve kriminale.

“Këtu kam vendosur të vi pasi që  është ngjarje e rëndësishme për Kosovën dhe policinë e Kosovës”.

“Për shkak të armëve ilegale kemi parë shumë raste kur polica është vrarë prandaj konsiderohet jo vetëm rrezik për qytetarët por edhe për policinë. Puna jonë kryesor është për t’i luftuar aktet kriminale”.

Të ngjashme