UNDP-ja ndan çmimet për storiet më të mira gazetareske kundër korrupsionit

Prishtinë | 09 Dhj 2019 | 18:40 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka shënuar  Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, duke ndarë shpërblimin për storjen më të mirë gazetareske kundër korrupsionit për vitin 2019, raporton Ekonomia Online.

Fituese e çmimit për gazetari hulumtuese u përzgjodh Ardiana Thaqi- Mehmeti.

Maria Suoko- përfaqësuese e përhershme e UNDP-së tha se gazetarët bëjnë një punë shumë të mirë në luftën kundër korrupsionit.

“Jemi mbledhur këtu sonte në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit, shpesh mendojmë që kjo u takon institucioneve, por gazetarët bëjnë një punë shumë të mirë, gazetarët i mbajnë nën kontroll zyrtarët publik. Ekzaminohen shumë forma të pabarazisë në shekullin 21, një progres i kënaqshëm është bërë sa i përket urisë dhe sëmundjeve në mbarë botën, pabarazia është në shumë vende, korrupsioni po i ndihmon kësaj. Gratë preken nga korrupsioni, kjo vërtet në shoqëritë patriarkale dhe kjo ndodhë edhe në Kosovë.  84 % për qind konsiderojnë se vendet e punës në Kosovë janë pameritokraci”

Katerina Shtoke, drejtoreshë e ECC-së në Kosovë tha se gazetarët e hulumtues e rrezikojnë vetën për të luftuar korrupsionin, dhe kjo i inspiron edhe gazetarët e rinj.

“E shënojmë këtë ditë të reflektojmë se si korrupsioni ndikon negativisht jetën tonë, dhe në të njëjtën kohë te nderojmë këta kampion që rrezikojnë veten për të i shtyrë institucionet të sanksionojnë korrupsionin.  Nga kjo garë ne shohim se profesioni i gazetarisë hulumtuese ne shohim një punë shumë të mirë të tyre, kjo mund ti inspiroj gazetarët që të merren me këtë fushë dhe të mundohen ta bëjnë Kosovën më të mirë”, tha ajo.

Arben Sejda prezanoi finalistët, ndërsa bëri të ditur se në garë kanë qenë 16 storie.

 “3 finalistët për storien më të mirë kundër korrupsionit, Berat Mustafa, Kreshnik Gashi, dhe Valdet Salihu ndikimi ka qenë që së paku 13 zyrtarë policorë janë arrestuar. E nominuara e 2 është Ardiana Thaqi, me storjet për punësimet në Telekom, finalisti i 3 është Besnik Krasniqi nga koha ditore”, tha ai.

Fitues i kësja gare u përzgjodh Ardiana Thaqi-Mehmeti, e cila tha se ndihet e lumtur që po vlerësohet puna e saj.

“Po ndihem shumë mirë pasi është vlerësuar puna ime, dhe puna e Kohës që po denoncojmë punën me të cilën e quan në falimentim Telekomin e Kosovës”, tha ajo.

Të ngjashme