Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka pasur një përplasje me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë raportimit të tij në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, raporton Ekonomia Online.
Berisha e ka pyetur ministrin për takimin me të famshmen, Dejona Mihali. Pasi ministri tha se nuk ka pasur asgjë të keqe në takim, ka reaguar ashpër Bekë Berisha.
“Nuk është legjitim, nuk u dalë me marrë vota, nuk është qytetare e Kosovës. Ti je ministër i Mbrojtjes në situatën më të ndishme ndonjëherë. Ka shumë rëndësi mos me u taku me të. Nuk je deputet, nuk ki nevojë me i raportu asaj. Ti raporton këtu. Unë kam mëndu që ty të ka mbet naj grimë UÇK. Maje pak. S’ki nevojë me përmend ma hiç”, tha Bekë Berisha.
Por ministri Maqedonci deklaroi se takimi me Mihalin ka qenë shoqëror dhe se mohoi të ketë marrë urdhra prej saj. Tha se takimi me të ka qenë gjatë një vikendi në Gërmi, së bashku me dy miq të tij.