UNICEF ndan çmimet për shkrimet dhe fotografinë më të mirë me temë tabu

Prishtinë | 12 Kor 2018 | 12:32 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Uresa Ahmeti dhe Gylymser Hoxha kanë marrë çmimet për shkrimet më të mira që prekin temat tabu.

Në ceremoninë e edicionit të dytë të “Garës së Kritikëve të Rinj, organizuar ngaUNICEF Inovations Lab Kosovo, Ahmetit i është ndarë çmimi i parë, me temën “How does Eve Ensler challenge taboo in The Vagina Monologues?”, ndërsa Hoxhës i dyti me temën “Abortet e pasigurt, një kapitull i heshtur kosovar”.

Fotografia më e mirë, ndërkohë, ishte e Sovran Ndrecajt, që flet për pabarazinë gjinore, raporton Ekonomia Online.

Zëvendësi i shefit të zyrës së UNICEF në Kosovë, James Mugaju, tha se UNICEF do të vazhdojë të përkrahë programe të tilla, sepse UNICEF investon vazhdimisht në rininë për të zhvilluar mendimin kritik.

“Shkathtësitë e mendimit kritik janë të ngulitura në dëshirat apo dizajnet e qenies njerëzore dhe ky program është dizajnuar për të rinjtë. Ne kemi edhe programe të tjera për fuqizimin e të rinjve dhe laboratorët e inovacioneve janë po ashtu për të rinjtë e Kosovës dhe duhet punuar nga të rinjtë, sepse kjo e krijon qëndrueshmërinë dhe vlerën e këtyre programeve”, tha Mugaju.

“Gara e kritikëve të rinj është një ngjarje dhe pjesë e këtij programi dhe synon t’ju inkurajojë të mendoni në aspektin kolektiv dhe garues, që, do të thotë, të mendoni në mënyrë kolektive dhe është fakt motivues që të bëni më shumë dhe të mendoni më tepër t’i ngrisni shkathtësitë e juaja, që në shoqëri të bëheni produktiv dhe efikas që do të ndikojë në mirëqenien e shoqërisë suaj”, tha Mugaju.

Ai shtoi se të rinjtë duhen të jenë më të angazhuar më programe të tilla sepse këto janë dizajnuar për ta dhe së bashku mund të arrihet ndikimi më i madh në shoqëri.

Drejtori i PEN, Bujar Fejzullahu, tha se rinia po e  ndihmon këtë organizatë të rritet çdoherë e më shumë, por edhe organizata ka për synim të bashkëpunojë me të rinjtë kosovar për të ngritur kapacitetin e tyre dhe bashkërisht ë punojnë në projekte të ndryshme.

“Të kesh rininë si aleat, padyshim që ke sukses. Falë angazhimit të rinisë, ne kemi arritur të rritemi dhe të çojmë përpara qëndrimet tona. Puna e PEN është treguar me mbështetjen që ne i japim rinisë, por pa rininë ne nuk do të ishim dhe as ju po ashtu”, tha Fejzullahu.

Fejzullahu tha se me programet e laboratorit të inovacionit është arritur të ngrihen kapacitetet e të rinjve dhe deri më tani janë financuar mbi 200 projekte.

Gazetarja Donjeta Demolli, e cila ishte jurisë në përzgjedhjen e shkrimit dhe fotografisë më të mirë, tha se të gjitha punimet kanë qenë të mira dhe në shkrime është parë aftësia e të rinjve në shkrimin e temave tabu në Kosovë dhe përmes fotografive po ashtu janë trajtuar temat e ngjashme.

“Në si shoqëri duhet të fillojmë të mendojmë për fuqizimin më të madh të mënyrave alternative të edukimit, një fokus më të madh në institucione publike”, tha Demolli.

Konkursi ka qenë i hapur edhe për video, por juria tha se videot e dërguara nuk i kanë përmbushur kriteret e kërkuara, prandaj nuk u jap asnjë çmim për këtë kategori, raporton Ekonomia Online.

 

Të ngjashme