Prezantohen rezultatet e projektit “Parandalimi i dhunës ndaj fëmijëve” dhe rekomandimet

Prishtinë | 21 Qer 2018 | 11:02 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në konferencën “Ekipet e ndërmjetësimit në funksion të parandalimin të dhunës në shkolla” u prezantuan rezultatet dhe rekomandimet e projektit “Parandalimi i dhunës ndaj fëmijëve”.

Zëvendësministri i Arsimit, Heset Sahiti, tha se MAShT-i ka bërë përpjekjet e duhura t’i mbrojë fëmijët nga dhuna.

“Sipas instrumenteve të standardeve ndërkombëtare, shteti ka detyrim të sigurojë të drejtat e fëmijëve dhe t’i mbrojë ata nga dhuna. Përpjekjet e MAShT-it në këtë drejtim janë permanente. Ndonëse MAShT-i e ka sanksionuar dhunën në institucionet arsimore, në kurrikulat arsimore, prapëseprapë realiteti ynë po përballet me probleme”.

Sipas Sahitit, MAShT-i përmes projekteve të shumta ka adresuar ndër vite problematikën e dhunës në shkolla.

“MAShT nëpër vite ka adresuar problematikën e dhunës përmes projekteve të shumta, dhe kemi gjetur shkaqe dhe faktorë që i dimë të gjithë. Tani rregullorja e nivelit qeveritar, e aprovuar edhe nga kryeministri, ka filluar të zbatohet por duhet angazhim për zbatim më të madh të saj. Krahas procesit të rregullt mësimor që me kohë ka integruar të drejtat e njeriut, ky protokoll rrit premisat për përmirësimin e situatës në arsim”.

Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, James Mugaju, tha se arsimi është gurthemeli i çdo zhvillimi, raporton Ekonomia Online.

“Qëllimi i UNICEF-it është që secili fëmijë të arsimohet dhe ky synim nuk mund të arrihet përveç nëse secila shkollë është një mjedis i sigurt për secilin nxënës. Secila shkollë duhet të jetë e mbrojtur nga çdo dhunë. Ky projekt është një thirrje për të hequr qafe dhunën në shkolla. Dhuna nuk duhet të jetë prezent në shkolla dhe dhuna në Kosovë dhe në çdo vend tjetër është e papranueshme. Dhuna i ndalon nxënësit që të mësojnë dhe të jenë të përkushtuar. Është nevoja për një bashkëpunim ndërsektorial. Është më rëndësi që t’i identifikojmë normat dhe kushtet që janë nëpër shkolla”, tha ai.

Menaxheri i projektit Qendra e Kosovës për Edukim, Petrit Tahiri, tha se nxënësit marrin përgjegjësinë për shkollat.

“Sot po e shohim që në këtë konferencë përmbyllëse rrethohemi në çdo kënd me punime e broshura të punuara nga nxënësit. Nxënësit janë ata që duhet të marrin përgjegjësinë për shkollën, mirëpo ne duhet t’ua hapim rrugën. Nga praktika të tilla mund të dëshmojmë që mund të bëjmë shumë. Ajo çka jemi munduar për vite të tëra është të zgjedhim problemet nga aty ku burojnë”.

Kjo konferencë është organizuar nga Qendra e Kosovës për Arsim (KEC) dhe forum ZFD, me mbështetjen e  UNICEF-it dhe Ministrisë së Arsimit.

Të ngjashme