Ish-presidentja e Unionit Afrikan Nkosazana Calrice Dlamini Zuma, tha se si afrikanë gjithmonë kanë qëndruar pranë palestinezëve.
Ish-presidentja e Unionit Afrikan Nkosazana Calrice Dlamini Zuma, tha se si afrikanë gjithmonë kanë qëndruar pranë palestinezëve.
Në qytetin Rustenburg të Afrikës së Jugut, u organizua një konferencë me temë Palestina, nga ana e Forumit të Grave të partisë qeveritare në vend Kongresi Kombëtar i Afrikës (ANC) dhe Iniciativa për bojkotimin e Izraelit për Palestinën (BDS).
“Në drejtim të luftës për liri universale të Pan-Afrikanizmit e cila është kundër kolonializmit dhe skllavërisë, do të jemi pranë të gjithë popujve të cilët janë ekspozuar ndaj racizmit dhe persekutimit në botë. Si afrikanë jemi gjithmonë pranë palestinezëve”, tha Zuma në fjalimin e saj në këtë konferencë.