Unioni i Komunave Shqiptare organizon tryezën “Kurora e Qyteteve Shqipfolëse si Destinacion i Agroturizimit”

Prishtinë | 02 Tet 2022 | 09:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Prishtinës ishte sot nikoqire e mbledhjes së asamblesë së anëtarëve të komunave dhe bashkive në Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, ku bëjnë pjesë krahas Prishtinës dhe Tirana, Gjirokastra, Tetova, Gostivari, Tearca, Vrapçishti, Presheva, Bujanoci, Ulqini, Tuzi, Prizreni, Ferizaji, Mitrovica e Jugut, Peja, Gjakova, Rahoveci dhe Suhareka.

Në tryezën me temën “Kurora e Qyteteve Shqipfolëse si Destinacion i Agroturizimit”, drejtorë të bujqësisë, kulturës dhe zhvillimit ekonomik nga këto komuna dhe bashki, ndanë potencialin në turizëm dhe nevojat për qasje të mirëfilltë strategjike karshi zhvillimit të agroturizmit për stimulim dhe fuqizim ekonomik të familjeve në vise rurale.

Shtëpi të transformuara në bujtina me programe të agroturizmit rural dhe gra të fuqizuara ekonomikisht, ishin disa nga idetë që u diskutuan.

Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Prishtinës, Plator Gërdovci, tha se synojnë që agro-turizimin ta zhvillojnë sa më shumë, ndërsa veçoi rajonin e Gollakut si aset kryesor për agroturizëm.

“Janë trashëgimia kulturore, blegtoria, bletaria. Puna jonë është që agroturizimin ta zhvillojë sa më shumë në komunë. Njëra prej gjërave kryesore është identifikimi i zonave me rëndësi, trashëgimia kulturore”.

“Pas verifikimit të bujtinave, është me rëndësi që ato të vitalizohen; që të jemi të gatshëm të pranojmë turistë. Në disa vende ka filluar agro-turizmi, si e vetmja formë atraktive që kemi”.

Ndërsa, Andriola Kambo nga Shqipëria tha se qëllimi i kësaj tryeze është zhvillimi i qyteteve tona.

Në tryezën e dytë u diskutua me kryetarë dhe nënkryetarë të komunave dhe bashkive anëtare për projektet e përbashkëta, nevojat specifike për mbështetje dhe planet e mëtejme të Unionit.

LEXO EDHE:

Rama: Prishtina ofron mundësi për zhvillimin e agro-turizmit, prioritet ndërtimi i infrastrukturës

Të ngjashme