Manchester United ka refuzuar një ofertë huazimi të Arsenal për mbrojtësin, Eric Bailly.
Sipas Mail, Topçinjtë donin që ta merrnin qendërmbrojtësin deri në fund të sezonit aktual me mundësi rishikimi blerjen e tij të përhershme gjatë verës, transmeton Klan Kosova.
Djajtë e Kuq me shpejtësi i janë përgjigjur interesimit të rivalit të tyre për futbollistin që ka kontratë me ta deri më 2020.
Bailly ka qenë titullar në vetëm një ndeshje që prej skuadrën e ka marrë ta drejtojë Ole Gunnar Solskjaer, çka ka bërë që klubi të shtyjë vendimin për ta ia vazhduar ose jo kontratën.