United në treg për një mbrojtës pas lëndimit të Maguire

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Manchester United është vënë në kërkim të një qendërmbrojtësi pas lëndimit të Harry Maguire.

Anglezi pritet që të mbetet jashtë fushës deri në shkurt me një lëndim muskulor, andaj Djajtë e Kuq synojnë që të nënshkruajnë në formë huazimi zëvendësuesin e tij, shkruan Mirror.

Ka pikëpyetje të shumta rreth opsioneve në mbrojtjen e United, me Phil Jones, Eric Bailly dhe Axel Tuanzebe që ende janë jashtë, kurse Marcos Rojo është lënë tashmë jashtë ekipit të parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme