Manchester United thuhet se është i gatshëm ta shesë Paul Pogban qysh në afatin kalimtar të janarit.
Djajtë e Kuq nuk e lejuan mesfushorin francez të largohej në verën e këtij viti, pasi Real Madridi e dëshironte transferimin e tij.
Por, Daily Mail raporton se Unitedi është tani i gatshëm ta shesë fituesin e Kupës së Botës qysh në këtë dimër, e që Los Blancos ende vazhdojnë të jenë të interesuar.
Nëse skuadra angleze arrin ta shesë francezin, atëherë do të përfitojnë rreth 120 milionë euro nga shërbimet e tij.
Nga kjo shumë, skuadra nga qyteti i Manchesterit po planifikon të transferojë Donny van de Beekun nga Ajaxi ose Saul Niguezin nga Atletico Madridi.
Unitedi ka më shumë gjasë të transferojë spanjollin se sa holandezin që po ashtu është në listën e Real Madridit. /Telegrafi/