Pas nënshkrimit me Zlatan Ibrahimovic, Henrikh Mkhitaryan dhe Eric Bailly, tani Paul Pogba është synimi i radhës i Manchester United.
Skuadra që tani drejtohet nga Jose Mourinho, do të përpiqet të përdorë mundësi të ndryshme për të arritur të shërbimet e francezit.
Besohet se Juventusit, do të pajtohej me një ofertë prej 120 milionë euro për mesfushorin e tyre, me shitjen e të cilit do të thyheshin të gjitha rekordet në tregun e transferimeve.
Sot mediet në Angli, kanë raportuar se Manchester United do t’i ofrojë Juan Matan dhe para Juventusit, për Pogban, duke bërë një përllogaritje që arrin shumë rreth 120 milionë euro.
Derisa po diskutohet e ardhmja e Pogbas, atë sonte e pret një ndeshje shumë e rëndësishme, ku me përfaqësuesen e tij Francën, luajnë finalen e Kampionatit Evropian ndaj Portugalisë, në ndeshjen që fillon nga ora 21:00.