Manchester Unitedi është klubi më i vlefshëm i futbollit në botë, sipas revistës prestigjioze “Forbes”.
Në listën e përvitshme të “Forbesit”, Unitedi është vlerësuar me 3.69 miliardë dollarë, duke kaluar në pozitën e parë dhe duke e rrëzuar Real Madridin që vlen 3.58 miliardë dollarë dhe që tash është i treti.
Vendi i dytë i takon Barcelonës me 3.64 miliardë dollarë.
Në top-pesëshe hyjnë edhe Bayerni me 2.71 miliardë dhe Manchester City me 2.08 miliardë dollarë. Arsenali, Chelsea, Liverpooli dhe Tottenhami hyjnë në top dhjetëshe, ndërsa në top-dhjetëshe hyn edhe Juventusi që është i nënti me 1.26 miliard dollarë.