Manchester Unitedi po mban kontakte të rregullta me mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.
Sipas gazetës italiane Tuttosport, ky ka të ngjarë të jetë viti në të cilin Napoli më në fund të shesë qendërmbrojtësit e tyre, i cili ka akoma kontratë deri në vitin 2023.
Presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis shpreson të krijojë fonde këtë verë – dhe dëshiron të sigurojë rreth 120 milionë euro nga shitja e Koulibaly dhe sulmuesit Arkadiusz Milik.
Unitedi është në “kontakt të vazhdueshëm” me Napolin mbi të ardhmen e mbrojtësit nga Senegali.
Klubi i Serie A besohet se do të heq dorë nga humbja e yllit të tyre këtë verë – me Djajtë e Kuq njërin nga një tre klubet që shpresojnë ta transferojnë.
Paris Saint-Germain dhe rivalët e Manchester Cityt janë gjithashtu në garë për qendërmbrojtësin e Napolit. /Telegrafi/