Universitetet e Thaçit me probleme financiare

Prishtinë | 15 Tet 2016 | 09:31 | Nga

Mungesa e mjeteve për investime nuk është vetëm problematikë e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Edhe universitetet e reja publike, të cilat ishin themeluar me vendim të ish-kryeministrit Hashim Thaçi, aktualisht president i vendit, kanë probleme buxhetore për të plotësuar kërkesat në mësimdhënie dhe punë shkencore.

Universiteti i Mitrovicës funksionon ende në objektet e improvizuara të ndërmarrjes “Trepça”. Edhe Universiteti i Gjilanit ka nevojë për kampus të ri universitar. Universitetet e reja të hapura pas premtimeve gjatë fushatave elektorale, tash kërkojnë mbështetje financiare.

Zëdhënësi i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” Ahmet Jashari, ka thënë se buxheti i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” për vitin 2016 është rreth 2.4 milionë euro.

Kushtet e studimit ku funksionon ky Universitet në objekte të improvizuara të ndërmarrjes “Trepça”, ai thotë se deri diku ofrojnë mundësi modeste.

“Kjo gjendje pritet të përmirësohet dukshëm pas kalimit në kampusin e ri universitar që është në përfundim e sipër”. Mirëpo, Jashari thekson se për punë kërkimore-shkencore ky buxhet nuk mjafton assesi./Zëri/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme