Universiteti i Kentuckyt gabimisht u dërgon 500 mijë mesazhe pranimi nxënësve

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Universiteti i Kentuckyt gabimisht ka dërguar mesazhe elektronike pranimi për 500,000 studentë të shkollës së mesme për një program ku zakonisht pranohen vetëm një grup i vogël në vit.

Universiteti dërgoi një tjetër mesazh pas më pak se 24 orësh dhe u kërkoi falje për gabimin, duke arsyetuar se kishte ndodhur një “gabim teknik”, shkruan AP.


Zëdhënësi Jay Blanton tha se vetëm disa prej tyre u pranuan dhe për më tepër shumica e studentëve që morën mesazhin, në fakt nuk kishin shprehur interesimin për programin.

Programi ka të bëjë me udhëheqjen klinike dhe të menaxhimit në Kolegjin e Shkencave të Shëndetit.

Të ngjashme