Universiteti i Kretës në Heraklion u përfshi nga një zjarr i madh. Shtëllunga të mëdha tymi që i ngjanin shpërthimi të një vullkani mbuluan gjithë zonën.
Autoritetet evakuuan studentët, ndërsa alarmi i sigurisë u dha mëngjesin e të dielës.
Zjarri thuhet se filloi në kampus, duke i detyruar studentët të iknin nga dhomat e tyre, pasi ndërtesa u mbush me tym. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.
Për shuarjen e flakëve u angazhuan rreth 40 zjarrfikëse dhe helikopterë për të hedhur ujë mbi ndërtesë.
Zjarri u shua rreth orës 13:00 të mesditës.