Universiteti i Mitrovicës së veriut edhe pas 9 vjet të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, vazhdon të punojë me planprogram të Serbisë, duke mos respektuar kurrikulat e sistemit arsimor të Republikës së Kosovës.
Kështu ka thënë për Ekonomia Online, kryetari i Komisioni Parlamentar për Arsim shkencë Kulturë dhe Teknologji, Nait Hasani, i cili konsideron ky universitet madje është jolegjitim.
“Universiteti i Mitrovicës së veriut është çështje që me Ligjin e Arsimit është në procedurë është parapa të jetë pjesë publike e universiteteve të Kosovës, dhe atëherë do të shohim nëse e kemi në përputhshmëri me kurikulat apo jo. Deri më tash nuk i ka respektuar aspak kurikulat e institucioneve të Kosovës. Prandaj ai është një Universitet jo legjitim për shkak se punon me planprograme të Serbisë dhe nuk punon me planprogramet e Kosovës të cilat ne i kemi, nuk mund të flasim se ai është respektues…”, ka thënë Hasani.
Hasani ka theksuar se këtë universitet nuk e ka vizituar asnjëherë Komisioni Parlamentar për Arsim shkencë Kulturë dhe Teknologji.
“Ne kemi bërë kërkesa përmes kolegëve, përmes kryetari të komunës që të shkojmë të vizitojmë atë Universitet, prandaj ai është një Universitet jashtë sistemit të arsimit, çështja është e shtetit të Kosovës se sa i respektojnë dhe sa angazhohen që të punoj një Universitet që nuk e njeh shtetin. Prandaj shkeljet ligjore, moszbatueshmëria e ligjeve në mungesë tregojnë që nuk jemi ende në zhvillimin e duhur të shoqërisë”, ka thënë ndër të tjera Hasani.
Përkundër që anëtarëve të komisionit iu është ndaluar vizita në Universitetin e Mitrovicës së veriut, Marko Gjuriq i cili është drejtor i zyrës për Kosovën para disa ditës ka vizituar komunës së Leposaviq. Ai ka vizituar edhe shkollën Bujqësore në Prishtinë ndërtimi i së cilës është financuar nga Qeveria e Serbisë. Madje, ai ka vënë në dukje se arsimi dhe edukimi janë investime që duhet bërë për të ardhmen e fëmijëve serb në Kosovë.
Në anën tjetër kryetari i komisionit për arsim, Nait Hasani, i cili vjen nga partia më e madhe në pushtet PDK-ja, ka thënë se pjesa veriore e sidomos ajo që prek Universitetin e kësaj pjese thuhet të ketë ende struktura paralele të cilat janë nën hijen e shtetit serb.