Universiteti i Pejës shënon 6 vjetorin me dhurim të gjakut

Prishtinë | 15 Nën 2017 | 10:21 | Nga

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë për nder te gjashte vjetorit te themelimit organizoi aktivitetin për dhurimin vullnetar te gjakut

Rektori i UHZ-së, Prof.Dr. Fadil Millaku falënderoj te gjithë te pranishmit për prezencën me rastin e shënimit te gjashte vjetorit te themelimit te UHZ-së.

Për nder te kësaj dite Universiteti ‘’Haxhi Zeka’’ në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare te Transfuzionit të Gjakut te Kosovës, stafin akademik, administrativ dhe studentët e UHZ-së, organizoj aktivitetin për dhurimin vullnetar të gjakut ku mbi 60 persona dhuruan gjake, në gjashtë vjetorin e themelimit të Universitetit ,,Haxhi Zeka ‘’në Pejë

Aktiviteti për dhurimin vullnetar te gjakut u nis nga Rektori Prof.Dr. Fadil Millaku, duke u pasuar nga Prorektorët , Dekanët , profesorët e UHZ-se stafi administrativ dhe studentet e UHZ-së

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme