Universum organizon Panairin më të madh të Karrierës, bën bashkë 70 biznese e 41 universitete

Prishtinë | 10 Maj 2023 | 13:52 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për të katërtin vit më radhë, Kolegji “Universum” ka mbajtur Panairin më të madh në Kosovë të Karrierës dhe të studimeve jashtë vendit, raporton Ekonomia Online.

Pjesëmarrës në këtë panair ishin më shumë se 70 biznese dhe organizata, 6 ambasada të huaja si dhe 72 përfaqësues nga 41 universitete, nga shtete të ndryshme të Evropës.

Rektorja e Kolegjit “Universum”, Shqipe Gërguri-Rashiti, tha se qëllimi i panairit është të ofrojë mundësi të dyanshme, për punëdhënësin por edhe për studentët.

Sipas saj, pjesëmarrja e mbi 60 kompanive në Panair është mundësi e mirë për të mësuar më shumë për nevojat e tyre.

“Ky panair ofron mundësi për të eksploruar shtigjet e mundshme të karrierës, për t’u lidhur me punëdhënësin dhe për fituar njohuri për tregun e punës në Kosovë. Ne sot këtu kemi një gamë të gjerë të kompanive e organizatave me mbi 60 kompani që përfaqësojnë sektorë të ndryshëm. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të mësuar tendencat, hapjeve të vendeve të punës dhe aftësive që kërkohen”, tha ajo.

“Ne e kuptojmë se kërkimi i punës është stresuese dhe dërrmuese, por qëllimi që jemi këtu është për t’iu ndihmuar. Ne i’u inkurajojmë që të përfitoni nga kjo ngjarje të eksploroni dhe të komunikoni me përfaqësuesit e kompanive dhe mos harroni se kjo është një bisedë e dyanshme, edhe punëdhënësit janë këtu për të mësuar nga ju”, tha tutje ajo.

Kryetari i Këshillit Drejtues të Kolegjit “Universum”, Suat Berisha, tregoi për Ekonomia Online, qëllimin e këtij panairi.

Ai ka sqaruar pjesë e këtij panairi janë 41 universitete nga Evropa.

“Sot Kolegji Universum organizon për të katërtin vit më radhë Panairin për Karrierë dhe Studime Jashtë Vendit. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, për katër vit Universum po grumbullon shumë përfaqësues të universiteteve nga Evropa dhe në këtë panair po marrin pjesë mbi 71 përfaqësues të universiteteve nga Evropa. Sot gjithashtu pjesë e panairit janë të gjitha shkollat e Kosovës për t’u njohur në detaje që i ofron kolegji Universum”, tha ai.

Të ngjashme