Reagimet e shumta pas vendimit të Qeverisë për rritjen e taksës ndaj produkteve serbe po vazhdojnë.
Së fundi ka reaguar edhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin.
Në një njoftim për media ky i fundit ka vlerësuar se vendimi nga qeveria, mund të ndikojë në jetën e qytertarëve në Kosovë, por edhe në vazhdimin e dialogut, transmeton Insajderi.
“Shprehim shqetësimin lidhur me ndikimin e mundshëm mbi popullin e Kosovës, dhe me implikimet e mundshme politike në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës nga ky vendim. U bëjmë thirrje liderëve që të marrin në konsideratë interesat e njerëzve dhe ta ruajnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin”, thuhet në njoftim.
Ndryshe edhe BE-ja ka paralajmëruar se shumë shpejt do të dalë me një qëndrim për vendimin e qeverisë së Kosovës.