Adem Demaçi ishte simbol i sakrificave dhe rezistencë shqiptare u tha sot në mbledhjen komemorative të organizuar nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Kjo mbledhje u organizua pas ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtarë, Adem Demaçi, ku u vlerësua jeta dhe vepra e tij si në politik ashtu edhe në letërsi, raporton Ekonomia Online.
Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema tha se vepra e Demaçit do të jetoj në mendjen e shumë gjeneratave.
“Të rrallë janë ata që thirren me nofka ta dashurisë nga të gjithë populli. Adem Demaçi ishte unik dhe për këtë të gjithë e thirrin ‘Bacë’. Emri Adem Demaçit na frymëzoj që të jemi të pandalshëm në protesta e demonstrata deri sa arritëm lirin”.
“Vepra e tij do të jetoj gjatë në kujtesën tonë. Universiteti i Prishtinës do ta kujtoj gjithmonë Bacën Adem. Emri tij do të jetë frymëzim për ne”, tha ai.
Profesoresha Myrvete Dreshaj-Baliu para të pranishmëve paraqiti biografinë e Adem Demaçit.
“Këto ditë është ndarë nga jeta simboli më i madh i popullit shqiptar. Është vështirë të gjesh një periudhe që të mos ketë reflektuar vepra e Adem Demaçit”.
“Ai ishte njeriu kryengritës me vepra të mëdha letrare. Ai nuk arriti të bëhet bartës i ndonjë partie politike por bartës i qëllimeve të mëdha të vendit”.
Djali i Adem Demacit, Shqiptari, kujtoi edhe njëherë rezistencën e të atit duke përmendur kështu demonstratat e vitit 1994 të organizuara nga Universiteti i Prishtinës, raporton EO.
“Në vitin 1994, gjatë protestave të Universitetit të Prishtinës, u dolën përpara policëve duke treguar kështu rezistencën e tij”.