UP-ja me 157 programe të studimit, menaxhmenti thotë se po punohet në avancimin e kuadrove

Prishtinë | 26 Mar 2022 | 09:39 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Prorektorja për mësimdhënie dhe çështje për studentë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Mimoza Ibrani, në një intervistë për Ekonomia Online, ka konfirmuar se ky universitet, i ka në total 157 programe të studimit, raporton Ekonomia Online.

Ajo shtoi se në tri vitet e fundit janë janë akredituar 8 programe në fusha të ndryshme të studimit si dhe ka arritur që të tëriakreditojë rreth 100 programe të studimit në 14 fakultetet përkatëse.

“Në Universitetin e Prishtinës në vitin 2021 është shpallur konkurs për pranimin e studentëve në 144 programe të studimit prej të cilave 63 kanë qenë programe të studimeve themelore dhe 62 programe të nivelit Master dhe 19 programe të studimit të Doktoratës. Në total i kemi të akredituara 157 programe të studimit. Në tri vitet e fundit Universiteti i Prishtinës ka arritur të akreditojë me sukses 8 programe të reja të studimit në fusha dhe profile të ndryshme dhe po ashtu ka arritur të riakreditojë me sukses orientimisht rreth 100 programe të studimit në 14 fakultetet përkatëse”, tha Ibrani.

Ajo tha se gjatë vitit të kaluar kanë pasur 118 avancime të personelit akademik dhe po ashtu 71 pozita në të cilat personeli akademik është riemëruar në thirrjen e njëjtë akademike.

Sipas saj, në vazhdimësi UP-ja është duke punuar në rritjen e kapaciteteve katrovike krahas kapaciteteve infrastrukturore

“Në Vitin 2021 Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkurs për emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik. 71 vende të reja të punës për pozitën asistent dhe profesor asistent janë realizuar me sukses bazuar me Rregulloren e re për avancime. Ka pas 118 pozita avancime të personelit akademik dhe po ashtu 71 pozita në  të cilat personeli akademik është riemëruar në thirrjen e njëjtë akademike. Pra po e përmbyllim vitin 2021 me një konkurs të realizuar me sukses dhe po ashtu jemi duke planifikuar shpalljen e konkursit të ri për personel akademik. Në vazhdimësi UP është duke punuar në rritjen e kapaciteteve katrovike krahas kapaciteteve infrastrukturore “.

Ndërsa për buxhet tha se Universiteti i Prishtinës krahas buxhetit që e ka të alokuar nga institucionet përkatëse është duke punuar edhe në iniciativa për gjenerimin e të hyrave vetanake, raporton EO.

“Universiteti i Prishtinës krahas buxhetit që e ka të alokuar nga institucionet përkatëse është duke punuar edhe në iniciativa për gjenerimin e të hyrave vetanake. Sigurisht që vendimi për lirim nga pagesat e kategorive të caktuara të studentëve ka pasur implikime në buxhetin e UP-së, por kjo shumë është kompensuar nga Qeveria kështu që në këto momente mund të themi se kemi një performancë të mirë sa i përket aspekteve të buxhetit”.

“Qeverisja e Universitetit të Prishtinës është e përcaktuar me aktet ligjore në fuqi. Një Qeverisje e ndarë në mes të Këshillit drejtues të Universitetit të Prishtinës Senatit dhe Rektorit të Universitetit”, përfundoi ajo.

Të ngjashme