Uragani Dorian shkatërron Bahamas

Prishtinë | 02 Sht 2019 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Uragani Dorian duket se ka shkaktuar “shkatërrime të papara” në Bahamas, ka thënë udhëheqësi i vendit.

Stuhia e kategorisë pesë, stuhia e dytë më e fortë e regjistruar në Atlantik, mbetet jashtëzakonisht e rrezikshme, tha kryeministri Hubert Minnis.

Besohet se rreth 13,000 shtëpi kanë janë dëmtuar ose janë shkatërruar, sipas Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.

Fotografitë tregojnë rritje të mëdha të ujërave, makina të prishura dhe pemë të dëmtuara.

Dorian është stuhia më e fuqishme që ka goditur Bahamas që nga fillimi i regjistrimit të tyre dhe më vonë do të lëvizë “në mënyrë të rrezikshme afër” në bregun lindor të SHBA-ve, sipas parashikuesve.

Florida, Xhorxhia, Karolina e Veriut dhe Jugut kanë deklaruar të gjitha gjendje të jashtëzakonshme.

Të ngjashme