Uragani Humberto ka shkaktuar dëme të mëdha në tërë arkipelagun e Bermudeve, duke e lënë tërë vendin në terr.
Mbi 28 mijë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike, por sipas kompanisë Belko pritet që ky problem të zgjidhet shumë shpejtë.
Si pasojë e motit të ligë janë anuluar të gjitha fluturimet, e banorët e qytetit Hamilton kanë mbuluar dritaret me dërrasa dhe metal për të shmangur më të keqen.
Gjithashtu janë paralajmëruar që të mos i frekuentojnë rrugët kryesore, nga frika se mund të shfaqen tornado të fuqishme që marrin gjithçka para vetes.
Uragani Humberto është cilësuar si uragan i kategorisë së tretë, erërat e të cilit lëvizin me shpejtësi prej 193 kilometra në orë.