Deputeti i PDK-së Uran Ismaili ka qenë shumë kritik ndaj deklaratës së zëvëndeskryeministres Albulena Balaj-Halimi, se në zyrën e saj , nuk ka pasur as deklaratën e pavarësisë e as simbolet shtetërore.
Pikërisht për këtë ka reaguar Ismaili duke thënë se Haki Abazi ishte ai që asnjëherë nuk është interesuar për çështjen e Kosovës dhe s’është çudi nëse kjo ka ndodhë, që ai ta heqë nga zyra e tij çdo simbol shtetëror.
Me këtë rast ai ka thënë se nuk duan të kenë paqe e as të krijojnë një opozitë të përbashkët me Vetëvendosjen.