Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, publikoi disa fotografi në llogarinë e tij në Facebook ku shihet duke vrapuar në parkun e Gërmisë me Arineta Mulën, vajzën që ka ngjitur majat më të larta në botë.
Përveç fotografive, Ismaili tha se Kosova ka natyrë të bukur për aktivitete andaj organizatat si #KosovoTrailRunningAssociation organizojnë dhe inkurajojnë të gjithë, pa dallim moshe, që të ngjiten shtigjeve të bukura të vendit.
Postimi i plotë i Ismailit:
“Sot e sfidova veten të vrapoj me Arinetën, e cila ka ngjitur majat më të larta në botë, si: Mount Everest, Ama Dablam, Matterhorn, Eiger, Mount Blanc, Kilimanjaro etj. Ne vrapimin e bëmë në Parkun e Gërmisë . Kosova jonë ka natyrë të bukur për aktivitete, andaj organizatat si #KosovoTrailRunningAssociation organizojnë dhe inkurajojnë të gjithë, pa dallim moshe, që të ngjiten shtigjeve të bukura të vendit tonë.
Vrapimi është më i lirë se terapia ! #jetoshëndetshëm #ediel #inspirim”.