Urata Rama nuk është kualifikuar në finalen e Shenjëtarisë.
Rama ishte e para që mori pjesë për Kosovën në Lojërat Olimpike në historinë e sportit tonë.
Ajo ka arritur 402.3 pikë pas katër serive me nga 10 gjuajtje, duke përfunduar e 48-ta. Rekordi i saj më i mirë mbetet 409.4 pikë.
Trajneri i saj Ali Pllana tha për KTV se thënë se ishte rezultat i pritur, derisa ka shtuar se në Kosovë nuk është investuar shumë në këtë sport.
“Rezultat i pritur, por në përgjithësi jam i kënaqur”, tha ai.
Janë kualifikuar tetë vendet e para, ku kryeson kinezja Du LI, dhe në vendin e dytë ishte gjermania Barbara Engleder.
Së paku Urata shënoi historinë dhe në Lojërat Olimpike tjera do të kërkojë medaljen.