Aksident i rëndë në garën e shpejtë të çiklizmit në Rio

Prishtinë | 09 Gus 2016 | 14:41 | Nga

Ekipi i çiklizmit Australian ka marrë një goditje të madhe, pasi kampionia e botës Melissa Hoskins u dërgua në spital, pas një përplasje të rëndë në pistën e biçikletave të shpejta velodrome.

Hoskins ishte duke u trajnuar me shpejtësi maksimale me pjesën tjetër të skuadrës, kur u aksidentua me disa garues të tjerë.

“Kur përplasesh me këtë shpejtësi, kurrë nuk dihet se çfarë mund të të ndodhë, dhe unë po mendoj se isha shumë fatlume” ka thënë çiklistja.

25 vjeçarja me nxitim është dërguar në spital për kontrollime të mëtutjeshme, por më vonë është liruar dhe lejuar që të garojë në fshatin e atletëve, por nuk dihet nëse kjo do të ndikojë në sportisten gjatë garës së saj për medalje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme